Pas kualifikimit në Europian të Maqedonisë së Veriut, kanë arritur këtë kompeticion edhe Hungaria, Sllovakia dhe Skocia. Ia del Hungaria të kualifikohet në kampionatin futbollistik të kontinentit të vjetër.
Djemtë e Marco Rossi, pozitiv me Covid dhe jo në stol, shkojnë në Euro 2020 falë Loic Nego në të 88′-ën dhe një perle të të zakonshmit Szoboszlai në të 92′-ën. Kështu Hungaria arriti dhe tejkaloi 2-1 Islandën dhe hyn në grupin e ferrit me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë.
Në evropian e ka arritur edhe Sllovakia pasi mundi 2-1 Irlandën e Veriut. Pas 90 minutave të kohës së rregullt që u mbyll 1-1, goli i Duris në minutën e 110’, i dha fitoren sllovakëve.
Ndërkohë Skocia ka mundur Serbinë. Pas 90 minutave të kohës së rregullt dhe 30 minutave shtesë, ndeshja shkoi në penallti, me Skocinë që u tregua më e saktë, duke fituar kualifikimin për Europianin.