E lexova një shkrim për një anë tjetër të personalitetit të kampionit Lionel Messi: humanizmin.
Qindra miliona çdo vit për shkolla, spitale, e çerdhe për grupet sociale në nevojë. Miliona për të varfërit e të sëmurët, në Argjentinë e shumë vende të tjera. Dhe pa zhurmë e vetëmburrje. Sepse e tillë është etika e vërtetë e bamirësisë. Këtu tek ne, ndërkaq, një thes miell me ia dhanë dikujt, e nxjerrin në televizion e në rrjete sociale. E reklamojnë “bamirësinë”. Sepse janë humanistë të rremë. Sepse janë profiterë të skamjes së të tjerëve, që e përdorin bamirësinë si mjet për qëllime e tyre egoiste. Disa për t’u dukur njerëz të mirë në kët’ botë, e disa për ta fitu parajsën në botën tjetër.
Humanizmi i vërtetë është krejt tjetër. Ai është kantian: bëhet vetëm për hir të humanizmit, e jo për të mbrri qëllime të tjera përmes tij.