in

Hoxhallarët, mashtrues e dilenxhi

Gani Mehmetaj

Qindra hoxhë shkruajnë hajmali (nuska) në Kosovë dhe në Shqipëri. Qindra hoxhallarë i mashtrojnë viktimat e tyre me broçkulla e me shkarravina arabe, kinse do t’i shërojnë. Dhjetëra vajza të reja i kanë mashtruar- abuzuar, shpesh i kanë përdhunuar. Edhe më shpesh u kanë prekur në nder grave që ishin me burra a të vetme në vizitë. Ndërsa për çmimet e larta të shërbimeve të mos flasim. Këta hoxhallarë janë ndër më të pasurit jo vetëm në katund, por edhe në qytetin ku jetojnë e “veprojnë”. Janë pasunarë e dilenxhi.

Këtë sjellje imorale të hoxhallarëve e di Bashkësia Islame e Kosovës, e di Bashkësia Myslimane e Shqipërisë. Veprimtarinë ilegale të hoxhallarëve, që e zëvendësojnë mjekun, neuropsikiatrin dhe kodoshin e di edhe policia, por nuk i arreston. Dhomat e vizitave i kanë bërë harem. Edhe për këtë flitet tash njëzetë vjet.

UDB-ja dhe milicia e ish-Jugosllavisë edhe në të kaluarën u ka lejuar hoxhallarëve të shkruajnë hajmali, të abuzojnë me gra të reja, të marrin haraç të madh për hajmali dhe të prekin në  moralin e shqiptarëve. Janë tallur dhe ua kanë shkelur syrin. Kam njohur jo vetëm një hoxhë në rininë time që mburrej se si po i kënaq nuset e reja që vinin të kërkonin burrë të hoxha, sepse u mungonte në shtëpi. Atëherë shumica e hoxhallarëve shkruanin hajmali, përdhunonin vajza të reja e nuse,  por milicia i fshihte rastet. Natyrisht pastaj milicia hoxhës i bënte shantazhe me këto përdhunime. E bënin të tyre.

Rasti i fundit është vetëm maja e ajsbergut, sepse ka shumë gra e vajza që nuk denoncojnë nga turpi, nuk tregojnë nga frika e skandalit, kërcënimi i hoxhës, ngurrimi i familjes etj.

Dikur mësuesit tonë në shkollat fillore dhe të mesme patën sukses ta luftojnë Serbinë duke i luftuar hoxhallarët mashtrues që bënin punën e pushtuesit. Atyre mësuesve duhej t’u ngrinim përmendore. Edhe intelektualët e mbajtën lartë ndjenjën kombëtare e qytetëruese. Po sot?

   Pse shkojnë vajzat e reja e nuset të hoxha? Është krizë morali, është mungesë identiteti, është dëshpërim me vlerat shoqërore, është zhgënjim me çdo gjë, por mbi të gjitha janë televizionet tona që i kanë popullarizuar aq shumë hoxhallarët sa që vajzat e reja e gratë i kanë bërë yje, u besojnë më shumë se sa  mjekut,  neuropsikiatrit, psikologut. Mjekun, psikiatrin e psikologun nuk i shohin në televizion, as nuk i dëgjojnë këshillat e tyre në radio. Por hoxhallarët dhe sharlatanët e fesë islame i kanë çdo mbrëmje në të gjitha televizionet tona kombëtare, fetare e lokale.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Folklori i sllavëve të jugut është i rrëmbushur me rivalitetin shekullor me shqiptarët

Vendet arabe: Egjipti dhe Arabia Saudite janë larguar nga Ankaraja