in

Hoxhallarët: “Flokët e gruas janë bishti i djallit”

Gani MEHMETAJ

“Flokët e gruas janë bishti i djallit”, thonë islamikët radikal, ata qe e mbysin gruan “e pabesë” me gurë. “Flokët e gruas e tundojnë burrin, e bëjnë të tërbohet, të sulmojë dhe të përdhunojë”, thonë hoxhallarët. Prandaj qysh në kohën e Muhametit ia kanë gjetur ilaçin këtij tundimi. Gruan e kanë mbuluar, e kanë skllavëruar, kur ka dal nga vargonjtë e kanë mbytur me gurë. Ky zakon i çoroditur për mendësinë shqiptare e evropiane, ka nis të rikthehet para 10-15 vjetësh.

 

Shoqatat islamike u japim familjeve të varfra nga 200- 250 euro dhe pastaj prindërit i detyrojnë me dhunë vogëlushet e tyre që të mbajnë shami, t’i mbulojnë flokët. Sa rrëfime rrëqethëse kam dëgjuar nga vajzat e reja se si i kanë detyruar me dajak të vënë shami. Sa drama familjare janë shkaktuar me këto shami islamike. Disa nga këto vajza kanë ikur nga shtëpia, të tjerat e kanë pranuar nënshtrimin, sepse s’ka kush i mbron, as s’kanë ku të shkojnë.     

Për dallim nga disa vajzusha të familjeve të varfra , që marrin para për këtë skllavërim, të ne shumica e vajzave e grave nuk e mbajnë shaminë e skllavërisë në kokë. Ecin lirshëm në jetë. Por për hoxhallarët e mendësisë së beduinëve, bishti i djallit na tundon çdo ditë, në shitore, trotuare, shkollë, universitet, zyre, palestra sportive, koncerte, rrugë.

Qe ta mbulojnë bishtin e djallit, janë mbledhur Komisioni i Kuvendit të Dardanisë për të bërë një raport: duhet të mbulohet gruaja, vajza, adoleshentja, “femra” nëntë vjeçe, që të mos i tundojë burrat, apo nuk duhet të mbulohet. Dhe islamikët radikalë e kanë gjetur vrimën në ligjin e shteteve demokratike, e quajnë shkelje të lirive të njeriut nëse nuk do ta lejojmë shaminë.  

Propozimi i ligjit ka rrezik të tumiret, sepse shoqatat islamike do të derdhin miliona euro nëpër xhepat e deputetëve, ndërsa deputetët tanë i lakmojnë parat. Me para të islamikëve dyshohet se u bënë disa deputetë të Kuvendit të Dardanisë. Ata janë shumë të zëshëm e agresivë kundër interesave strategjike të shtetit tonë.  

Por a do të mjaftohen vetëm më shami islamikët? 

Shoqatat islamike do të kërkojnë që të gjitha vajzat e gratë shqiptare të mbulohen sipas traditave beduinë arabe, që të mos ketë përdhunime. Qysh tash hoxhallarët nëpër televizionet tona thonë: gratë nuk duhet të provokojnë burrat me veshjet e tyre. Pra gratë e vajzat qenkan fajtore e jo burrat përdhunues?  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

UEFA e denoi Arnautoviçin (Shqiptarin) me një ndeshje moslojë!

ÇFARË PËRJETUAN NGA OSMANËT, SHQIPTARËT QË DESHËN TË KTHEHEN NË KRISHTERIM!?