in

Hoxhaj: Me fondin 1 miliard euro, PDK do t’i fuqizojë gratë në ekonomi

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se me fondin që PDK e ka prezantuar të 1 miliard eurove, në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes ekonomike, PDK do të kujdeset për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe  ne po ecim mirë

Postimi i plotë:

Forcimi i rolit të gruas është parakusht për një shoqëri të zhvilluar dhe ne po ecim mirë në këtë drejtim. Pata një takim të vlefshëm me gratë e PDK-së në Fushë Kosovë dhe i sigurova ato se programi i Rimëkëmbjes, me fond prej 1 miliard eurove, kujdes të shtuar do të tregojë edhe për fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë.

PDK në qeveri dhe unë si Kryeministër, po ashtu do të fokusohemi në krijimin e politikave të veçanta për të siguruar lehtësira tatimore për bizneset private që punësojnë gra si dhe për ato biznese që themelohen e udhëhiqen nga gratë. Vetëm me PDK-në bashkë jemi fitues! Vetëm me PDK-në e Rimëkëmbim Kosovën! #Rimëkëmbje

Lini një Përgjigje

Hoti takoi të rinjtë e rajonit të Prizrenit

Shqipëria është moderne dhe perëndimore!