in

Hoxha i Karaçevës ndërseu turmën për gjakderdhje

Tre të rinj ungjillor, një amerikane dhe dy kosovarë shkuan në Karaçevë të Dardanës për t’u takuar më vendës. Fshatarët i pritën aq mirë sa u mrekulluan mysafirët, i futën nëpër shtëpi, pyesnin e interesoheshin për çdo gjë. Ishin gjithsejtë 12 të rinj që ishin shpërndarë nëpër katunde të ndryshme.

Por hoxha i Karaçevës, Egzon Kastrati, i zemëruar me “besimtarët e pabesë” që i pritën mirë mysafirët, mblodhi turmën e burrave të çartur, me makina ua bllokuan rrugën të rinjve, i kërcënuan, i fotografonin dhe i maltretonin. Të linçuarit me telefon e thirrën policinë, që t’ua lironin rrugën e ta shpërndanin turmën.

Erdhi policia t’i nxirrnin të rinjtë nga turma e hallakatur, duke i këshilluar ungjillorët që t’ia mbathnin, mos ta acarojnë gjendjen! Policia duhej të arrestonte hoxhën dhe turmën që kërcënonte me gjakderdhje. Policia, fatkeqësisht nuk e kreu detyrën. U tërhoq para mujsharëve, ra në provim.

Ndërhyri KFOR-i amerikanë. Vetëm atëherë hoxha e uli bishtin.

Është e habitshme që  këtij hoxhe nuk i penguan shtëpitë publike e kazinot të katund, por i penguan tre të rinj të krishterë dhe kryqi, sepse ai tha se nuk do ta lejojë kryqin në katundin e tij. Për kazino e shtëpi publike nuk i mblodhi burrat e hallakatur.

 

Fal allahut, hoxha e pengoi kryqin dhe qëllimet “e ndyta” të tre të rinjve

Në rrjetin social, hoxha Egzon Kastrati me mburrje shkruante: “Fshati ynë është fshat musliman, ne nuk pranojmë kurrfarë indoktrinimi.

Disa të panjohur ia mësyn fshatit tonë më qëllime të ndyta, por Falenderimi i takon Allahut, që u mobilizuam shpejt dhe i penguam!

Këtu ka vetëm islam dhe asnjë fe tjetër”, shkruan hoxha i Karaçevës, jo ai i Kandaharit.

A është Karaçeva Kandahar?  

Artur Krasniqi, pastor në Kishën Ungjillore të Prishtinës, i indinjuar me sjelljen brutale të hoxhës e linçuesve i përgjigjet:

“Hoxhë efendi, personalisht nuk ju njoh, por për veprimet tuaja dëgjova sot. Veprimi juaj duke ngritur turma kundër tre të rinjve në Karaçevë, bllokimi i makinës dhe fotografimi janë veprime kriminale. Karaçeva nuk është Kandahar.

Sa për informim në nuk jemi të panjohur, çdo fletushkë ka adresën në te. Ne jemi Kisha Protestante Ungjillore, e njohur me ligj si bashkësi fetare në Kosovë, e sa për qëllimet tona ato janë të qarta, ne predikojmë ungjillin, predikimin e bëjmë me fjalë e libra e jo me dhunë e shpata.

Hoxhë i nderuar, se kuptoj pse keni reaguar me aq frikë e kërcënime sot.

Është një parim i njohur “vetëm gënjeshtra ia ka frikën të vërtetës”. Karaçeva dhe krejt Kosova ka nevojë për të vërtetën  dhe vetëm e vërteta do ta bëjë të lirë”.

Hoxha e fshiu postimin pak më vonë.

 

Lini një Përgjigje

Çitaku: Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve

Vjosa Osmani reagon ndaj gjykatës serbe