Të gjithë ata e ato që shkojnë pas këtyre skëterrave antishqiptare e antieuropiane nuk janë farë e genit tonë. Prandaj sa ma larg prej tyre, përmes distancimit publik, të përhershëm e të pakthyeshëm.
Le të na gjejë nëntori i këtij viti me një fitore të re në rrafshin nacional, me fitoren më të madhe në historinë e re shqiptare. Ndarja publike e shqiptarëve nga interesat islamosllave po afron. Fillon në muajin tetor, vazhdon pa ndërprerje deri në Ditën e Madhe të Flamurit.
Është koha që ti tregojmë botës se Dardania jonë është gjallë dhe e fortë. Mos e harroni kurrë faktin që nacionalizmi shqiptar është vlera e vetme europiane në Siujdhesën Ilirike. Fitorja është e jona, e pakompromis, sot e përherë, në shekuj të shekujve.