in

Hovenier: Rugovën e kam njohur personalisht

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se ka pasur kënaqësinë që të takojë dhe të njohë ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”: Liria e Kosovës, triumf i përpjekjes euroatlantike, ambasadori Hovenier tha se s’ka pasur mundësinë që ta njohë si mik, si të tjerët, por e ka njohur në realizimin e punës së tij.

“Në karrierën tonë si diplomat nganjëherë na kërkohet që të bëjmë detyra që duken se janë përtej aftësive tona, sot është një prej tyre. Ndoshta jam më së paku i aftë për të folur për këtë apo personi i duhur për këtë temë edhe pse jam i nderuar për këtë, por jam edhe i përulur për këtë. Jam prej diplomatëve të fundit amerikan që kam pasur rastin të shohim presidentin Rugova në aksion. Unë nuk mund të flasë si mik, por mund të them se ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Dhe këtë do ta sqaroj në disa mënyra. Përkundër këshillave të mia nga Ambasada që ditëve të para kur po bëja prezantimin e kredicioneve, por edhe në mbështetjen e Ambasadës së Amerikës për atë që ka besuar ai ”,tha ambasadori amerikan.

Tutje ai theksoi se si përfaqësues i Amerikës është i pranishëm për t’i shprehur respekte ish-presidentit Rugovës.

“Hera e parë që isha këtu në Prishtinë dhe isha shumë i ri e gjithë zyrtarët e lartë isha duke marrë shënime…dhe pata rastin që ai të me jepte një gur të çmuar sepse ishte e famshme ajo, por shumë prej kolegëve të mi nuk e kishin marrë por doja diçka që do të ishte e imja e që ma dha ai. Sepse e respektoja përkushtimin e tij se çfarë po bënte në mënyrë shumë pragmatike.Herën tjetër kure kam takuar në Rambuje isha prapë diplomat i ri dhe ia tregova Skender Hysenit se do të doja një gurë. Ai u afrua dhe tha se nuk e dija se e dëshirojë kaq shumë. Pra nëse në zyrën time kam një gurë të vogël, në tavolinën time ku takohem me shumë njerëz është një kristal i vogël që ma ka dhënë ish-presidenti Rugova.Unë përfaqësoj një gjeneratë të diplomatëve të rinj që zyrtarët e lartë i kemi parë duke u parë me këto çështje e kemi marrë mësime nga të tjerët.‘Shtëpia nuk mund të mbahet pa miq’, vetëm Rugova ka mundur ta thotë një gjë të tillë sepse ai e dinte sa të rëndësishme janë aleancat, miqësitë, se çfarë kuptimi kanë ato e sa domethënëse janë.Kam pasur nderin që ta njoh dhe ta shoh në veprim”,tha ai

Lini një Përgjigje

Përplasja mes NATO-s e Rusisë për Aeroportin e Prishtinës

Blair: Lufta për Kosovën s’ishte vetëm për kosovarët, ishte për të gjithë