Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës, sot do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevin.
Në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nënsekretarit të Shtetit Amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach.
Kryeministri i Kosoëvs do të takohet pastaj edhe me liderë politikë shqiptarë.