in

Hoti vizitoi Degën e LDK-së në Skenderaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh i nominuar nga LDK-ja për kryeministër nga kjo parti, sot ishte në Skenderaj para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 14 shkurt. Në një shkrim në Facebook ka shkruar se fitorja e LDK-së është e paalternativë.  

“Në degën e shtëpisë sonë politike në Skenderaj!

Po, gati dhe të mobilizuar, ishte epilogu i takimit me strukturat dhe anëtarët e degës tonë për fitoren e LDK-së, e cila përpos që ishte përgjegjëse për bërjen e shtetit, e tillë mbetet edhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij.

Zoti e bekoftë Skenderajn!

Zoti e bekoftë LDK-në!”, ka shkruar Hoti.

Lini një Përgjigje

Reagim i vonuar i Kurtit pas vërshimeve dhe dëmeve në vend

Zëdhënësi i PDK-së: Tregojini Kurtit që vërshimet kanë nisur para tri ditëve