Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, pasi presidenti Thaçi ka dalë me një deklaratë se, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, dha dorëheqjen nga pozita e të parit të shtetit.
Kryeministri Hoti shkruan se gjatë kësaj faze Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryejë obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë përfaqësuesit vendës dhe ata ndërkombëtarë.