Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se nëse nuk ka vullnet nga partitë politike që ta zgjedhin presidentin bashkarisht, atëherë vendi shkon në zgjedhje.
”Atë që mund të them është se rrugën përpara e kemi të qartë, Partitë duhet të ulen për të diskutuar nëse ka vullnet për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse ka vullnet atëherë duhet ta propozojnë një emër. Është më se e qartë ky koalicion nuk i ka 80 vota për ta zgjedhur presidentin dhe i duhet një pjesë e opozitës për ta zgjedhur presidentin. Nëse s’ka vullnet, duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Jemi duke kaluar në pandemi, probleme shëndetësore, ekonomike, duhet ta ruajmë funksionalitetin e institucioneve, duhet t’i ruajmë raportet me shtetet partnere që i kemi.
Tutje, Hoti në Pressing deklaroj se nuk dakordohet me kandidimin e Ramush Haradinajt për president meqenëse nuk është diskutuar në tryezë me partitë tjera, përcjell Periskopi.
”S’ka dakordim as për emrin e tij as për ndonjë propozim tjetër sepse nuk është diskutu formalisht në tryezën me partitë tjera politike”, tha Hoti.