Për këtë shkak autoritetet në vendin tonë është dashur që t’i riorganizojnë institucionet shëndetësore.
Për këtë temë në Klan Maqedonia ka folur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
“Ne kishim një periudhë pak më të lehtë para një muaji, por tash është përkeqësuar, numri është mjaft i lartë, ditëve të fundit kemi pasur standard mbi 500 raste. Kemi riorganizuar spitalet, kemi krijuar kapacitete shtesë, kapacitete testuese dhe po përcjellim protokollet e organizatave ndërkombëtare. Tash ne s’e kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por kemi zhvilluar kritere, kemi kategorizuar komuna në bazë të numrit të infeksioneve”.
Hoti ka paralajmëruar se në fund të javës do të bëhet vlerësimi se sa ka pasur rezultat aplikimi i masave të reja, në të kundërtën do të merren masa dhe më rigoroze, transmeton Klan Kosova.
“Po përcjellim situatën, në fund të kësaj jave do të bëjmë një vlerësim për të konsideruar nëse duhet të shkojmë në masa më ekstreme, pasi që do të detyrohemi. Unë mendoj se javëve të fundit situata ishte më e mirë për respektim të masave, ndoshta për rritjen e seriozitetit të virusit, por masat po respektohen në tërësi. Ka raste që s’respektohen, edhe pse jemi detyruar të përdorim mekanizma shtetërorë, por ka raste kur qytetarët mblidhen në numër të caktuar në ngjarje të ndryshme”.


