Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pasur një bashkëbisedim online me strukturat e LDK-së në diasporë, për të cilat ka shkruar se janë të mobilizuara dhe të organizuara. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook.
“Strukturat tona të degëve në Diasporë, janë plotësisht të mobilizuara dhe të organizuara. Unë jam plotësisht i bindur që do të dalim shumë mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Hoti.


