Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në profilin e tij kujtoi përvjetorin e pajtimit të gjaqeve dhe rolin e intelektualit dhe ndriçuesit, Anton Çetta.
“Fillimi i Lëvizjes për pajtim të ngatërresave, plagëve e gjaqeve, 31 vjet më parë, shënon një etapë të rëndësishme për mobilizimin tonë për liri pavarësi e demokraci.
Të rejat e të rinjtë e asaj kohe, të mbështetur nga intelektualë të profilit të Anton Çettës, përmes Lëvizjes për pajtim i dhanë botës mesazhin e vendosmërisë së Kosovës për përqafimin e vlerave emancipuese.
Misioni i pajtimtarëve të viteve 90-ta është vlerë të cilën duhet ta ruajmë dhe kultivojmë çdo herë”.


