Sipas njoftimit, pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK-ja për zbatimin e tij.
Ky vendim i Hotit vjen pas rikthimit në vendin e punës të Ilir Murtezajt të cilin Hoti e shkarkoi muaj më parë.
Para katër ditësh me vendim të Inspektoratit të Punës, Murtezaj ishte rikthyer në krye të ATK-së, pas shkarkimit që iu bë nga Avdullah Hoti më 16 tetor të vitit të kaluar.