in

Hoti e cilëson gjendjen si situatë të luftës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë vizituar sot Klinikën Infektive.

Pas kësaj vizite kryeministri Hoti deklaroi se do të bëjnë gjithçka që t’i qëndrojnë afër shërbimit spitalor në mënyrë që t’u ofrohen kushtet e duhura pacientëve të cilët janë të shtrirë në klinika.

Hoti deklaroi se është lajm i mirë që së paku dje nuk pati numër të madh të rasteve fatale si pasojë e COVID-19.

Ai theksoi se kjo situatë e koronavirusit është një luftë mjaftë e vështirë për t’u kaluar, shkruan Lajmi.net.

“E vizituam klinikën për t’u informuar për aktivitetet që po merren lidhur me këtë situatë, që është situatë e luftës duke u përballur çdo ditë me rrezik të madh, me viktimat. Shfrytëzoj rastin të them se po mundohemi që në bazë të nevojës të rrisim edhe efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin në QKUK dhe në spitalet regjionale ndaj pacientëve dhe nevojën për furnizim më të mirë me barna. Falënderoj të gjithë mjekët, infermierët, stafin teknik që janë në përballje me këtë pandemi tash e 8 muaj, i përgëzoj për punën e jashtëzakonshme e profesionale, dedikimin që kanë pas. Tash në përballje faktikisht me valën e dytë duhet të ngremë nivelin e angazhimit në mënyrë që të angazhojmë sa më mirë këtë pandemi. Më vjen mirë që numri i rasteve fatale dje s’ka qenë shumë i lartë krahasuar me regjion e vende të tjera. Më vjen mirë që situata po menaxhohet mirë. Po bëjmë përpjekjet maksimale bashkë me stafin mjekësor që të përmirësojmë situatën dhe të bëhet furnizim i nevojshëm me oksigjen, por edhe të ofrojmë shtretër shtesë për të gjithë klinikat që kanë nevojë. Po ashtu vazhdimisht po bëjmë përpjekje që të organizojmë stafin me mjek shtesë. Sa i përket qeverisë dhe ministrisë do të bëjmë gjithçka që t’u qëndrojmë afër dhe t’u plotësojmë të gjitha kushtet për kërkesat që kanë”, tha Hoti.

Gjithashtu kryeministri Hoti theksoi se do të jenë në bazë të rregullta në Klinikën Infektive, bashkë me drejtorin, ministrin dhe stafin mbështetës për të parë të gjitha veprimet që duhet të ndërmerren e t’u ofrohen shërbimet e duhura pacientëve.

Lini një Përgjigje

Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës

U vra gazetari i REL-it në jug të Afganistanit