Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet Facebookut, ka shprehur qëndrimin e tij rreth situatës së krijuar në Telekomin e Kosovës, pas bllokimit të llogarive dhe tërheqjes së mjeteve të kësaj ndërmarrjeje. Sipas Hotit, është e padiskutueshme ndërhyrja e menjëhershme për ta mbrojtur këtë aset kombëtar, kur dihet se Qeveria e Kosovës është aksionare e kësaj ndërmarrjeje. Gjithashtu do të kihet kujdes me të gjitha ndërmarrjet publike që të intervenohet ku gjendja është e rëndë.
Postimi i plotë:
“Gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës është treguesi më i mirë i nevojës për intervenim, në përputhje me ligjin, të Qeverisë si aksionar i kësaj ndërmarrje. Një ndërmarrje që i ka sjell shtetit miliona euro dividentë, me potencial të madh për afarizëm të suksesshëm, sot është në gjendje të rëndë”, ka shkruar Hoti.