in

Hoti: Çështja e të pagjeturve është më e ndjeshmja në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai pas raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, tha se çështja e të zhdukurve është shumë e ndjeshme.

“I gjithë ekipi është duke punuar për çështjen e personave të pagjetur. I informuam në detaje me të gjitha aktivitetet që Qeveria i ka ndërmarrë nga dita e parë”.

“Kemi kërkuar ne vetë që mbledhja e komisionit të mbahet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë dhe informatave në dispozicion”, shkruan GazetaBlic.

“Kjo është çështja më e ndjeshme në Kosovë dhe në po bëjmë të pamundurën që personat që ende nuk janë gjetur të ndërmerren të gjitha aktivitetet derisa edhe personi i fundit të identifikohet”, tha Hoti.

Lini një Përgjigje

Ekskluzive: Këto janë masat që pritet të hyjnë në fuqi të martën

Deri në mars të 2021-s mund të jetë gati vaksina anti-COVID-19