in

Deri në mars të 2021-s mund të jetë gati vaksina anti-COVID-19

Pas përhapjes së madhe të koronavirusit, një vaksinë kundër tij mund të jetë në dispozicion deri në mars të vitit 2021, gjë që së bashku me përparimet e tjera mund të ndryshojë thelbësisht rrjedhën e pandemisë, tha të hënën një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Bruce Aylward i tha asamblesë vjetore ministrore të OBSH-së se rezultatet e përkohshme nga prova e një vaksine ishin “shumë pozitive”.

“Ka ende shumë punë për të bërë, këto janë vetëm rezultate të ndërmjetme … por disa rezultate shumë pozitive që vijnë sot janë premtuese”, tha Aylward.

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake.

Zhvilluesit e vaksinës – kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech – thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Pfizer tha se vaksina e saj eksperimentale COVID-19 ishte më shumë se 90% efektive, duke rritur shpresën pasi pandemia përshpejtohet me mbi 50 milion; raste dhe 1.2 milion vdekje, shkruan REL.

Pfizer beson se do të jetë në gjendje të sigurojë 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë; deri në fund të vitit 2021.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjithashtu mirëpriti “lajmet inkurajuese të vaksinave” përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Hoti: Çështja e të pagjeturve është më e ndjeshmja në Kosovë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës caktoi dy mbledhje për këtë javë