in

Historia tragjike e çeçenëve: Ku të dërgon konvertimi

Çeçenët ishin një grup etnik i Kaukazit Verior, dhe që e kanë marrë emrin nga një fshat Rus që quhej. Çeçeni – aul, ndërsa vetë ata i jepnin këtijë termi gjuhësor kuptimin “populli ynë (Çeçen)”Nuk kishin asnjë lidhje etno – gjenetike, apo gjuhësore me popullsitë Turko – Mongole, por as me atë Sllavo – Ruse, dhe si racë futen  në grupin e bardhë (Kaukazik).Konvertohen me anë të luftës nga pushtimet e perandorisë Osmane në besimin Sunit mysliman, dhe sot rreth 75% e popullsisë Çeçene  i përket këtijë besimi.

Në dy shekujt e fundit, (me tkurrjen e perandorisë Osmane, dhe humbjen e plotë të statusit perandorak në dy dhjetëvjeçarët e parë të fillimit të shekullit XX – të), inkuadrohen në perandorinë Ruse, dhe më vonë me triumfin e revolucionit Bolshevik në BRSS.Asgjë nuk kanë të përbashkët me ETNOGJENEZËN, GJUHËN, KULTURËN, dhe RACËN  me Arabët, myslimanizmin e origjinës, dhe Turkofoninë në përgjithësi.E vetmja gjë që i  ka lidhur me anë të pushtimit të përgjakshëm në kohën e perandorisë Osmane është konvertimi me forcë në myslimanizëm.Me shpërbërjen e BRSS kërkojnë pavarsinë në një përpjekje të vazhdueshme deri edhe me armë me pushtetin qëndror Rus që kishte mbetur nga perandoria e vjetër. 

  Grupe të ndryshme muhaxhidinësh të ardhur nga jashtë vëndit, që luftonin për triumfin e islamizmit radikal nën statusin e Kalifatit botëror, duke shfrytëzuar tashmë myslimanizmin e ligjëruar në shekujt e skllavërimit Osman,  kanalizojnë, dhe radikalizojnë lëvizjen Çeçene për liri dhe vetvendosje kundrejt pushtetit Rus, në një lëvizje krejtësisht të ideologjizuar fetare islamike.Humbjet e mëdha të ushtrisë Ruse (rreth 10 000 ushtarë të vdekur e 13 000 të plagosur vetëm nga ana Ruse, pa llogaritur ato nga ana Çeçene që ishin shumë më të mëdha), duke përfshirë djegie, shkatërrime masive, tortura, përdhunime, deportime të poullsisë civile etj, dërgojnë rezistencën Çeçene tashmë të radikalizuar nga ideologjia ekstremiste e myslimanizmit kalifal, të përmbushnin aksione terroriste në zemër të Moskës.Në teatrin Dubrovka të Moskës në vitin 2002, dhe në një koncert rok gjithnjë në kryeqytetin Rus një vit më vonë.

Në sulmin tjetër vetëvrasës në metronë e Moskës në vitin 2004, dhe sidomos tragjedia e shkollës për fëmijë në Beslan në Shtator  të po këtijë viti (2004), ku humbën jetën 330 civilë të marrë peng, dhe mes tyre fëmijë.Pasi Rusët eliminojnë figurën qëndrore të rezistencës Çeçene: Mashakadov, arrijnë të vendosin në krye të këtijë vëndi të shkatërruar në vitin 2003 një filorus, kryemyftiu i Groznyt (kryeqyteti Çeçen) Akhmat Kadyrov i cili vritet në një atentat vetëm 4 muaj më vonë, dhe në vënd të tijë Vladi zgjedh të birin islamik krejtësisht filorus akoma më shumë se Babai i tijë.

Si ushtrohet pushteti në Çeçeni nën udhëheqjen e Kadyrovit të ri?Ramzan Kadyrov nën bekimin e Vladit ka në Çeçeni çdo lloj të drejte: të vrasë, të presë, të përdhunojë, të poshtërojë, të grabisë etj çdo gjë e kë të dojë, vetëm një gjë nuk mund të bëjë, të prekë sadopak interesat, dhe qëllimet Ruse.Në shërbim të shefit të tijë,  Ramzan Kadyrov me mijëra e mijëra ndjekës që paguhen mirë në gjithçka, shkojnë deri në Ukrainë të vrasin e të presin në emër të Allahut, ashtu siç vrasin e presin në vëndin e tyre për dëshirën, qëllimet e gjeostrategjinë e Carit.

Skizofrenia ideologjike, dhe pushteti i paanshëm që i ka dhënë në dorë Cari VLAD, ka të gjitha gjasat që një ditë ti duket vetja Ramzanit i barabartë me shefin, dhe ky i fundit pa një pa dy i dërgon kokën e tijë  Kurban,  drejt për drejt tek Allahu, duke vënë në vënd të tijë një tjetër Ramzan, sepse në kohë luftrash,  krizash e kijmetesh janë kaq të shumtë saqë nuk llogariten.Sa shumë pika të përbashkëta ka Ramzani i Çeçenëve me Ramazanët tanë, por edhe historinë e gjetjes së Allahut, dhe ritin e faljes e kanë padyshim të njëjtë, dhe e theksojnë  në gjuhën origjinale.(SHIKONI TË DASHUR E TË NDERUAR MIQ, EDHE VIDEON E MIKUT TË NDERUAR Gjergj Jashari, QË SAPO E KAM RIBUBLIKUAR SI ILUSTRIM TË SHKRIMIT TË MËSIPËRM.  FLM PËR VËMËNDJEN MIQ).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

New York Times: Serbët janë si kasetë e prishur

Ndëshkimi i parë për “kasapin e Mariopulit”