in

Historia e Kosovës e rrëfyer në një mënyrë të veçantë

Shkruan:  Gëzim Rexha 

Tungjatjeta Gani!

Edhe njëherë të faleminderit sinqerisht për librin, që e mbarova së lexuari dhe më pëlqeu shumë. Këtu më poshtë po t’i hedh pak rreshta që shkrova lidhur me librin. 

Romani “Zogjtë e qyqes” lirisht mund të konsiderohet histori e Kosovës e pas luftës së Dytë Botërore, por edhe e ngjarjeve para saj; mirëpo aty ku shkenca e historisë nuk hyn dot, këtë e bën letërsia, pasi që mjetet që përdor ajo ia hapin rrugën për të depërtuar deri thellë në përjetimet e ndjesitë e njerëzve. I rrëfyer në vetën e parë nga goja e një koloni serb dhe e parë me sytë e tij, e bën këtë roman krejt të veçantë.

Përmes syve të djaloshit serb Dragan, lexuesi kupton ato që vetë Dragani i sheh por shpesh nuk i kupton. Lexuesit i pasqyrohet qartë pozita e secilit grup etnik në qytetin P, e veçanërisht diskriminimi i egër e çnjerëzor që i nënshtrohet popullsia shumicë shqiptare si në të tashmen, ashtu edhe në të shkuarën. Mirëpo, djaloshi Dragan nuk e ka të lehtë t’i kuptojë e  shpjegojë gjithë ato që shpesh ndodhin edhe para syve të tij. Mbase për shkak të natyrës së tij kureshtare por edhe të pafajshme deri në naivitet, ai me lehtësi pranon shpjegimet dhe justifikimet e bashkëkombësve të vetë edhe për gjërat që sheh e që nuk i pëlqejnë. Fjala bie, ndryshe nga e motra, Dragani nuk mund ta përfytyrojë dot se i ati i tyre torturon njerëz në vendin e tij të punës. Po kështu, ai e merr si të mirëqenë se të gjithë shqiptarët që vriten në përpjekje për të kaluar kufirin janë armiq dhe rrjedhimisht me të drejtë vriten.

Pas ndryshimit të madh të situatës në terren, Dragani kupton atë që gjyshi i tij e kishte kuptuar në kohën e kolonizimit të parë, pra se projektet e kolonizimit e shtypjes janë të destinuara të dështojnë me çdo kusht, sepse fundja, ajo që është e huaja mbetet e huaja. Prandaj, ai rreptësishtë  refuzon të bëhet pjesëmarrës i kolonizimit të tretë dhe e di mirë se të birin e humbi në një luftë të padrejtë. Megjithatë, ai pranon se kishte rënë pre e paragjykimeve ndaj shqiptarëve dhe nuk kishte luajtur asnjë gur për t’i kundërshtuar të këqijat e mëdha që u bëheshin atyre. “U bëra konformist”, thotë Dragani në një çast.

Autori i shkrim “Historia e Kosovës e rrëfyer në një mënyrë të veçantë”, e ka lexuar romanin me teknikë speciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tragjedia në Klinë: 23-vjeçari u vra për hakmarrje, plumbi e goditi në sy

Konfirmon Kujtim Shala: Kishte plan për atentat ndaj Lumir Abdixhikut