in

Himara është shqiptare

Petraq Kote

Himara e Bregut nuk është greke, ajo është vazhdim i  Himarës së Brendëshme të islamizuar e që sot quhet Labëri. 

Kanë të njëjtën popullsi me të njëjtin gjak ilir arbëror shqiptar. Himariotët janë po aq trima sa janë mirëditorët, kurbinasit, nikaj merturasit, të Malësisë së Gjakovës, të Çamërisë…Në gjithë Himarën të bregut dhe të brendëshme nuk ka grekë me gjak aziatik, sllav, apo arab siç ka në Greqi, gjaku i himariotëve është gjak i pastër i iliro- arbërve.

Ishte islamizimi ai që e futi në luftë ndêrmjet vetes gjakun e arbërit në këtë krahinë trime dhe tinëzia e Fuqive të Mëdha 1878- 1913- 1914- 1918. Ish kompaktësinë e gjakut, gjuhës, flamurit, fesë të kësaj pjese të bukur por të ashpër të Arbërisë (Shqipërisë) e gjejmë sot e 500 vjet në shtëpitë, jetën, vdekjen, kulturën, trashëgiminë…tek arbëreshët e Italisë. 

Nga kjo Himarë ikën atëhere (1470) ata…Sa janë grekër arbëreshët e Italisë po aq turqër janë njerëzit në Himarën e Brendëshme, grekër në Himarën e Bregut. Ka ardhur dita që shqiptarët duhet të kërkojnë rikthimin e trojeve shqiptare të Çamërisë, Korfuzit, të Shkupit, të Kumanovës, të Thesalisë, të Luginës së Preshevës, Plavës, Gucisë, Pazarit të Ri, Ulqinit, të Vuthajt, të Krajës… nën thënien e famshme të kryepeshkopit të Kishës me Kokësi Shqiptare, Visarion Xhuvani, “…kush do të rroj, do të luftoj!”

@kotepetraqFier, 14 maj 2023

Lini një Përgjigje

Preç Zogaj; “S’fitohet me Amerikën kundër”

Albright: Millosheviçi vrau 10 mijë shqiptarë, si e ndalëm konfliktin në Kosovë