in

Haziri mohon të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh zëvendëskryetar i LDK-së, në një postim në Facebook, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryeministër nga kjo parti. Rreth kësaj çështjeje pati spekulime të mëdha se Haziri do të jetë kandidat për kryeministër, që sonte u mohua nga vetë ai.

Postimi i plotë i Hazirit:

Sonte, bashkë me strukturat e LDK’së në Gjilan, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, mbajtëm takimin mobilizues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Afro 1000 veprimtarë dhe veprimtare janë aktivizuar, kanë nisur angazhimin në terren dhe po punojnë me entuziazëm të paparë.

Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën.

Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet!

Lini një Përgjigje

Kurti i quan referendum zgjedhjet e jashtëzakonshme

Vazhdon kërkimi për të mbijetuarit nga tërmeti në Kroaci