in

Haziri komenton tri figura të LDK-së për kryeministër

Nënkryetari i LDK-së i cili është edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka dhënë opinionin e tij për disa nga kandidatët e përfolur për kryeministër nga LDK.

“Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur të ndërtojë një qeverisje por që pak kohë ka mundur të qeverisë”, ka komentuar Haziri figurën e Hotit në “Debat Plus”.

“Kujtim Shala i plotëson të gjitha kushtet politike. Është një format politik i jashtëzakonshëm”, tha nënkryetari i LDK-së.

“Arben Gashi po ashtu njëri prej emrave që ka dhënë rol dhe kontribut në ndërtimin e politikave të LDK-së sidomos sa ka qenë shef i grupit parlamentarë të LDK-së”, u shpreh ai.

Haziri ka thënë se LDK ka edhe emra tjerë potencial për postin e kryeministrit.

“Ka edhe emra tjerë që mund të diskutohen pasi është e padrejtë nëse i përjashtoj, por ju nxorët këta emra dhe iu përgjigja”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.

Lini një Përgjigje

Hoxhaj: Kosova është me fat që ka miq si Kancelarja Merkel dhe Gjermania

Vjosa Osmani liron dorën me rreth 500 euro shtesë për punëtorët e Kuvendit dhe Presidencës