in

Haxhi Zeka ky Tribun I kombit

Shkruan: Halil Gashi.

Poeti kombëtar, At Gjergj Fishta, për Haxhi Zeken ndër të tjera e kujton me  këto vargje  kete Patriot te shquar te kombit

 

Dil e piqu n’Haxhi Zekën

Grish Kosovën, bashko Rekën

Lsho kushtrimin n’Toskë e Gegë

Mblidhu tok si kokrrat n’sheg…”

Kush ishte Haxhi Zeka ?

Shënimet e profesor dr. Shefqet Canhasi ne Librin e tij   “Haxhi Zekë Byberi” në lëvizjen kombëtare shqiptare, thotë se  atë ditë qe lindi Zeka djali I dytë  i Mehmet Byberit  në katundin Shoshan, të Krasniqës, rrethi i Tropojës, Malësia e Gjakovës  sipas zakonit të hershëm të Malësisë, një pushkë oshtiu shpatijeve të Shkëlzenit e brigjeve të Valbonës ,për të lajmëruar se në këtë shtëpi u shtua edhe një luftëtar , u shtua edhe një pushkë. E pagëzuan me emrin Zejnel , që në shqip do te thotë  “zulmëmadh”Atëherë , në malësi ishte bërë zakon qe djemtë  t’i pagëzojnë më dy emra . Emri I dytë thuhej se u jepej në vesh dhe Zejnelit ia dhanë emrin e dytë në vesh Abedin, kështu që emri I plotë I tij u bë Zejnel  Abedin, emer ky qe e verifokonte edhe mermeri mbi varrin e tij që qëndronte deri me 1955 në oborrin e “Qarshi Xhamisë” në Pejë.

Babai e lëshoi  fshatin Shoshan ngase kishte rënë në gjak më një familje tjetër malësore dhe për të ndaluar vëllavrasjen ai mori dy djemtë dhe gruan Zelfijen dhe iku.  Në fillim u vëndos në Deçan te do miq , më vendoset në Pejë .

Haxhi Zeka, kreu studimet për tetë vite në Medresen e Madhe në Gjakovë. Aty,  mori diplomën e  Myderrizit dhe te specialistit për drejtësi. Aty u martua me Rukijen, të bijën e familjes së njohur Canhasi të Gjakovë dhe më vonë shkoi në Pejë. Ai u bë fanar i diturisë. ” “Detyra e parë e pedagogut dhe e edukatorit te brezit te ri është edukimi I dashurisë  ndaj atdheut tonë shqiptar, dhe ndaj gjuhës shqipe . Për çlirimin e atdheut tonë njeriu s’duhet te kursej asgjë,  madje as jeten”, ka thënë  Zeka . Dashuria e madhe ndaj dijes e shtyri qe ta hapi shkollën e parë në  Pejë,  ku nxënësit mësonin edhe shqip me alfabetin osman.

Vendi ku Mulla Zeka filloi veprimtarinë kulturo- arsimor e atdhetare ishte shtëpia e tij në Pejë të cilën e kishte blerë se bashku me të vëllain Dervishin. Ai , njërën nga dy dhomat e kësaj shtëpie e shndërroi në mësonjëtore aty ne  Karagaq, disa te tjerë mendojnë se e para mësonjëtore ishte aty ku është sot fakulteti I Biznesit ne Pejë.

Sipas Ismail Haxhitahirit sekretar I Haxhi Zekes  thuhet se te parin aalfabet qe e përdori Zeka në shkollën në Pejë ishte  “Alfabeti shqip me shkronja turke “. Sipas kronistëve një alfabet  I tillë ka ekzistuar dhe ishte I hartuar nga nga Daut efendi Boriqi i Shkodres. Mirëpo ka gjasë se edhe mund ta ketë hartuar edhe vetë mësuesi Zeka një alfabet të ngjashëm . Perandorisë osmane i pengonte veprimtaria arsimore e Haxhi Zekës dhe vendos që për interesa të “hyqymetit” siç thotë  profesori Canhasi  t’ia konfiskojnë shtëpinë.

Zenel  efendia u shpjegonte nxënësve  se shqiptarë ishin një popull I vuajtur,por trim dhe me besë, se ata kishin berë  flijime te mëdha  në kohën e Skënderbeut për të shpëtuar qytetrimin  evropian  nga pushtimet osmane , se perandoria Osmane I kishte pushtuar këto troje  me forcën e armëve. Puna ne shkollë  Haxhi Zeken e benë të dashur dhe të nderuar

Haxhi   Zeka me pas  punoi në administratën lokale si nëpunës dhe sekretar i pronës së familjes shumë të pasur, Sheremeti të Pejës, por që janë me prejardhje nga katundi Sheremetaj te Gjakovës,  Puna dhe përvoja e madhe  ne fushën e tregtisë dhe zgjuarsia e Haxhi Zekës e benë atë  shumë të pasur dhe kjo pasuri e tijë ia mundësoi edhe veprimtarinë e tij në rrafshin kombëtar. Mulla  Zeka, edhe pse ishte Myderriz,  Hoxhë, Haxhi, ky burrë trim malësorë, luftoi me pushkë n’dorë, për liri të Shqipërisë  Ka qenë jo vetëm pjesëmarrës, por ndër udhëheqësit kryesor në dy besëlidhjet shqiptare, të cilat e zgjuan vetëdijen kombëtare, siç ishin “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881) dhe “Lidhja e Pejës” (Besa-Besë” (1899)… Për këto ngjarje madhështore, përveç dëshmive historike, ka edhe shumë këngë, e vargje ku përmendet Haxhi Zeka, si luftëtar për bashkim, për liri…Poeti kombëtar, At Gjergj Fishta, për Haxhi Zekën ndër të tjera e kujton me  këto vargje  kete Patriot te shquar te kombit

 

Dil e piqu n’Haxhi ZekënGrish Kosovën, bashko RekënLsho kushtrimin n’Toskë e GegëMblidhu tok si kokrrat n’sheg…”

Kuvendi i Pejës dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare (23-29 janar 1899)

Vatër e përpjekjeve të tilla për formimin e një lidhjeje të re, ashtu si në vitet e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) edhe tani, më 1899, u bënë përsëri qytetet e vilajetit të Kosovës dhe sanxhaku i Dibrës, të cilat kërcënoheshin drejtpërdrejt nga qarqet shoviniste të Serbisë, të Bullgarisë e të Malit të Zi.

Lidhja e re shqiptare u krijua pas një pune të madhe përgatitore, organizative e politike, që atdhetarët shqiptarë brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit bënë në fundin e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899. Gjatë kësaj kohe u mbajtën mbledhje të gjera të përfaqësuesve të popullsisë së qyteteve e të rrethinave, si në Pejë, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Vuçiternë, në Drenicë e në qendra të tjera të vilajetit të Kosovës, ku shqiptarët dhanë besën dhe shprehën gatishmërinë për të formuar lidhjen. Këto mbledhje të njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare, si edhe letërkëmbimi i dendur i Haxhi Zekës me qendrat e ndryshme të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, tregojnë se organizatorët e Lidhjes kishin ndërmend të thërrisnin një kuvend të përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe të të gjitha besimeve, myslimanë, katolikë e ortodoksë. Edhe përfaqësuesit e popullsisë së Shkodrës, të Dibrës, të Prishtinës, të Pazarit të Ri, si edhe të Shqipërisë së Jugut , kërkonin që të thirrej sa më shpejt kuvendi që po përgatitej për organizimin e shqiptarëve në një lidhje të përgjithshme.

Në këtë periudhë përgatitore udhëheqësit e lëvizjes shqiptare përcaktuan edhe programin e këtij kuvendi, i cili, i përpunuar tanimë që në kohën e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe në memorandumet shqiptare të viteve 1896-1898 përmbante dy çështje themelore: ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe formimin e një Shqipërie autonome, ku të përfshiheshin të katër vilajetet shqiptare.

Fryt i këtyre përpjekjeve ishte thirrja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, i cili i zhvilloi punimet e tij në Pejë më 23-29 janar të vitit 1899, ku morën pjesë përfaqësues të parisë dhe të popullsisë së vilajetit të Kosovës, si dhe përfaqësues të veçantë të vilajeteve të Manastirit e të Janinës. Këtu u shpall formimi i lidhjes së re shqiptare që, sipas shembullit të Lidhjes të Prizrenit të vitit 1878, u quajt Lidhja e Pejës. Kryetar i Kuvendit dhe i Komitetit drejtues të Lidhjes u zgjodh Haxhi Zeka.

Kuvendi i zhvilloi punimet e tij në formën e mbledhjeve të ngushta, ku merrnin pjesë një numër i vogël delegatësh, ose duke organizuar tubime të gjera, me 450-500 pjesëmarrës, përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullsisë së vilajetit të Kosovës dhe të vilajeteve të tjera shqiptare. Ndërsa 36 delegatët, që gëzonin të drejtën e votës, vinin nga qytetet e vilajetit të Kosovës dhe ishin përfaqësues të shtresave të mesme qytetare e fshatare, mësues të shkollave gjysmë të mesme dhe të medreseve turke, nëpunës të administratës lokale, çifligarë të mëdhenj, nëpunës të lartë, klerikë etj. Midis tyre ishin Haxhi Zeka, Halil Hasan pashë Begolli, Myderiz Ismaili, Myderiz Abdullahu, Myfti Salihu, Bajram Curri, Myderiz Mehmet Hamdiu, Mehmet Aqifi, Zenel Beu, Ali pashë Draga nga Rozhaja, Ismail Haki pashë Tetova,

Kuvendi i Pejës mori vendime të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, siç ishin Rezoluta (Kararnameja) prej 11 pikash dhe Akti i Besës prej 12 pikash, që u miratuan në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kuvendit më 28 janar dhe u shpallën publikisht më 29 janar 1899.

Në Kuvendin e Pejës, sidomos në mbledhjet e tij të fshehta, ashtu siç ishte parashikuar, u diskutua edhe çështja e autonomisë së Shqipërisë. U arrit në përfundimin që Lidhja të kërkonte autonominë dhe, si masë e parë drejt saj, do të ishte emërimi i Haxhi Zekës si guvernator i pavarur i Shqipërisë, që të vendosej një administratë e veçantë kombëtare dhe të formohej një ushtri shqiptare nën sovranitetin e sulltanit. Por, nga njëra anë rreziku i jashtëm, që kërcënonte tërësinë e Shqipërisë dhe, nga ana tjetër prania në Kuvendin e Pejës, krahas ithtarëve të autonomisë të grupuar rreth Haxhi Zekës, edhe e përfaqësuesve të forcave konservatore, prosulltaniste, siç ishin Halil pashë Begolli, Zejnel Efendiu, Zajmët e Pejës, Ismail Haki pasha etj., që kundërshtonin çdo ndryshim në marrëdhëniet e shqiptarëve me Stambollin, bënë që kërkesa e autonomisë të mos formulohej haptazi e të mos përfshihej në Rezolutën e atij Kuvendi.

Konsulli austriak në Shkodër, Ippen, duke parë në vendimet e Kuvendit të Pejës aspiratat autonomiste të shqiptarëve, vetëm katër ditë pas përfundimit të punimeve të tij i shkruante Vjenës se ato janë të ngjashme me kërkesat e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe se mbështeten në të njëjtin program.

Ideja qendrore që zotëron në këtë dokument është ajo e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, nën drejtimin e Lidhjes ose të Besa-Besës. “Ajo që do ta shpëtojë kombin dhe atdheun tonë, – thuhet në thirrje, – është bashkimi, një Besëlidhje e përgjithshme, një Besa-Besë”.

Në fazën e parë sulltani, për të paralizuar Lidhjen, në vend të forcës ushtarake përdori politikën e përçarjes, duke nxitur kundër saj disa nga përfaqësuesit e parisë konservatore me prirje turkomane. Porta u mbështet sidomos te Riza bej Kryeziu, i cili që në fillim i ishte kundërvënë Lidhjes. Por qëndresa e shqiptarëve bëri që të dështonin këto orvatje të para të Portës së Lartë.

Vrasja e Haxhi Zekës nga ana e  Adem Zajmit

Haxhi Zeka shifej si rrezik për interesat serbe që ata i kishin ndaj Kosovës dhe viseve tjera shqiptare dhe nuk lanë gur pa lëviz që të gjejnë mundësinë për ta eliminuar ketë patriot te madh të kombit dhe atë ia arritën përmes disa shpirtrave te shitur shqiptar siq ishte Adem Zajmi, kapiten i xhandermarisë, i cili sipas te gjitha të dhënave te njohura deri me tani  me 18 shkurt 1902 në një cep te Ures se Gurit ne Pejë, aty te ura e Magarecve i kishte dalë në pritë Haxhi Zekës. Kur e shef te vetem i del përpara dhe pas disa fjalëve nxjerr revolen dhe shtjenë gjashtë herë ne Haxhi Zekën , i cili me plaget e nxehta akoma e qëllonte Adem Zajmin me nje ombrellë qe e kishte në dorë. Adem Zajmi ia rrëmben  nga gjoksi orën e gjepit të forinjtë Valter Vatsh compani amerikane. Me Adem Zajmin në pritë  ishin edhe Hamez Gjeka, Ali Shala, Isa Peajni e Hajdar Isniqi. Kur truprojat e Haxhi Zekes panë nga larg atë qe ndodhi Ramë Feka nga Jabllanica e Radavcit dhe shoqeruesi i tij Kurt Nushi vrapojnë nw mbrojtje tw Haxhi Zekës por ishte vonë. Ramë Feka plagos Adem Zajmin, ndwrsa Kurt Nushi Isa Pejanin. Vrasja e Haxhi Zekes tronditi thelle atdhetaret shqiptar të cilwt më u përgjegjen më grykën e pushkës, gjaku i Haxhi Zekës u shpagua me 200 uahtar te vrarë Osman.

Hulumtues te vrasjes se Haxhi Zekes pohojnë se  Esmaja nëna e Adem Zajmit , e cila ishte motra e Bajram Currit respektonte pa masë Haxhi Zekën dhe kur kishte kuptuar se i biri i saj ka vrarë  Haxhi Zekën paska thwnë “ Haram të qoftë bir gjini qe ta kamë dhënë”. Ajo me vonw kishte thene se Adem Zajmi për ta vrarë H. Zekën “kishte ngrenë parat e të huajit” bashkë më shumë të hurit e të litarit  e dy mylazim (toger) Ramë Sefen e Molliqit, Rexhep Latin e Mulajve të Isniqit, me Adëm Hoxhën e Llukës së Epërme  bashkë me Hamëz Gjeken, Ali Shalen, Hajdar Isniqin, Isa Pejanin të cilët bashkë me Jovan Angjellkoviqin te cilet u ndihmuan edhe nga Ahmet Zajmi , vllai i Adem Zajmit “.

Lini një Përgjigje

Eldorado në Evropë: Ata janë një nga vendet më të pasura në botë, dhe tani ata do të jenë edhe më të pasur!

A janë shqiptarë “myslymani Sami dhe i krishteri Sokrat”?