Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Thaçi në konferencën para mediave.
Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.
Bashkë me Thacin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Ata akuzohen nga Prokuroria Speciale se kanë kryer krime.
A do të nisën që të tretë së bashku në Hagë?