in

Hashim Rexhepi do të kompensohet mbi 200mijë euro për arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim

 

Gjykata Themelore në Prishtinë e kaaprovuar pjesërisht kërkesëpadinë ish-guvernatorit të Bankës Qendrore tëKosovës (BQK), Hashim Rexhepi, i cili kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor iKosovës (KGJK), kompensimin e dëmit material dhe jo material në shumën prej1,953,104.00 euro, për shkak të mbajtjes së tij në paraburgim si dhe masavetjera për sigurimin e pranisë së tij. Nga 23 korriku e deri më 23 nëntor 2010ishte mbajtur në paraburgim, ku pas kësaj atij i ishin shqiptuar edhe masattjera si dorëzania dhe paraqitja në Stacionin e Policisë deri më 16 shkurt tëvitit 2011, ku sipas padisë edhe ishte liruar nga aktakuza me aktvendim ngaish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Nga shuma totale prej 1,953,104.00 eurove, që ai kishte kërkuarnë emër të dëmit material dhe jo material që i ishin shkaktuar me rastin earrestimit të tij dhe qëndrimit në paraburgim për katër muaj, si dhe masattjera, me aktgjykimin e 27 tetorit të këtij viti, Rexhepi do të kompensohet ngashteti në shumën prej 204,307.00 euro. Më këtë aktgjykim, gjykata pjesërisht eka aprovuar kërkesëpadinë e paditësit Rexhepi, ashtu që ka detyruar tëpaditurën, Republikën e Kosovës – Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që atij nëemër të dëmit jo material t’ia paguaj shumën e përgjithshme prej 45,500.00euro, me kamatë ligjore si për mjetet e deponuara në banka pa destinim të caktuar,duke u përllogaritur nga data e marrjes së aktgjykimit deri në pagesëndefinitive, kështu duke e refuzuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë sa i përketdëmit jo material.

Lini një Përgjigje

BE-ja dhe Qeveria e Kosovës nënshkruajnë kontratën 26.5 milionë euro

Joe Biden fiton në Xhorxhia