“Nëse nuk qëndrojnë në sallë nuk flitet për përgjegjësi penale, por është një përgjegjësi kushtetuese të qëndrojnë në sallë”. Kështu po deklarohet ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani duke shtuar se deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti.
“Formimi i institucioneve është përgjegjësi kushtetuese. Njerëzit duhet të qëndrojnë në sallë dhe të kryejnë detyrat e tyre”.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thotë se standardi është që në fillim të konstituohet Kuvendi e më pas të zgjidhet presidenti. Shefi i shtetit është institucion balancues i institucioneve tjera. Tashme e dimë që presidenti përfaqëson unitetin e popullit”, tha ndër të tjera Enver Hasani.


