in

Haradinaj takoi ambasadoren e Maqedonisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe nevojën e krijimit të institucioneve të reja. Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social Facebook.

“Kënaqësi të prisja sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj.Shpresa Jusufi. Duke e falënderuar për angazhimin e saj, me ambasadoren diskutuam për zhvillimet në vend, nevojën e krijimit të institucioneve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Lini një Përgjigje

Deri tash dihen tri kandidatura për kreun e LDK-së

Besnik Tahiri u emërua ministër i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës