Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas disa deklaratave luftënxitëse e skandaloze të kryetarit të Serbisë, Aleksandsar Vuçiq, i cili kërcënoi me luftë dhe destabilitet të Kosovës.
Haradinaj në një postim në një Facebook shkruan se sa ishte kryeministër Kosova u bë me ushtri dhe po iu dha mundësia të bëhet president i Kosovës, vendi ynë do të bëhet pjesë e NATO-s.
Postimi i Haradinajt:
Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë!
Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.
Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.
Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s!
Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!