Në emisionin ‘’Prime Time’’ në Kanal 10, kandidati për president nga Aleanca për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse nuk jemi në NATO deri në 2024, do të bashkohemi me Shqipërinë.
Gjatë debatit Haradinaj tha se ne kemi nevojë për njohje të Serbisë.
‘’Është e nevojshme njohja e Serbisë për ne, por në rast që Serbia vazhdon me na blloku ne kemi alternativë tjetër, do të shkojmë në referendum me Shqipërinë’’, ka thënë Haradinaj, përcjell Portali.info.
Tutje Haradinaj tha se e kaluara ka ndodhur për shkak se ne kemi pranu gjëra të tilla por këtë kësaj rradhe jemi për njohje reciproke me kufi ekzistues me Serbinë por nëse nuk bëhet do shkojmë në union me Shqipërinë.