Kryetari i AAK-së, i kandiduar nga partia për president të vendit, Ramush Haradinaj, ka shkruar se që nga dita e parë ishte pjesë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa tash Kosovës i duhet një President i fortë, që punon për interesat shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit.
“Që në ditët e para isha pjesë e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë si detyrë, t’i shërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President.
Edhe pse jetojmë në paqe, beteja e fundit për Kosovën nuk është zhvilluar ende. Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron antarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit”, ka shkruar Haradinaj.


