Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar të rënët për liri në Reçak, Gllogjan, Prekaz, Klinë, Prejlep dhe ka përmbyllur nderimet në Prishtinë te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
“Për festën e Pavarësisë, nderuam të rënët për liri në Reçak, Gllogjan, Prekaz, Klinë, Prejlep dhe përmbyllëm nderimet në Prishtinë te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Takuam qytetarë të të gjitha moshave, të gëzuar për festë dhe me shpresë për të ardhmen.
Në bashkëbisedim me ta, shpreha bindjen time se Kosova do të ec në rrugën e zhvillimit, integrimit në NATO e BE dhe bashkimit me Shqipërinë.
Kosovë, urime 13-vjetori i Pavarësisë!”, ka shkruar Haradinaj.