Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Vitit të Ri, ka uruar qytetarët e Kosovës përmes një videomesazhi, duke thënë se viti 2020 ishte një vit plot sfida, ndërsa 2021 do të jetë vit i fitores.
“Po e përmbyllim një vit të vështirë. Ishte sfidues. S’po ia kujtojmë njëri-tjetrit sa i vështirë ish. Ne kemi kaluar edhe dekada e shekuj të vështirë, por s’jemi dorëzuar asnjëherë. E mbyllëm edhe këtë vit, po hyjmë në vitin 2021, vitin e fitores, pra do të fitojmë mbi krejt sfidat që na presim. Nga zemra uroj familjet e juaja të jetë vit i mbarë. I uroj edhe miqtë tanë kudo që janë. Gëzuar!”, ka thënë Haradinaj.