Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali, pas vërshimeve që ndodhën në këtë pjesë. Prandaj pa ujë të pijshëm janë Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik.
“Para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali. Shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet. Pa ujë të pijshëm janë : Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik. Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes. Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes. Të dashur konsumatorë , situata e krijuar së fundmi , gjithandej vendit tonë na shqetëson të gjithëve, andaj të kemi mirëkuptimin e ndërsjellë!”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.