in

Guri i nanës Pashkë

Faruk Tasholli

Si lahutë gjëmojnë shqiptarët

Mbi baladat e murimit,

Vijnë bastardët ngacmojnë varrët

Mes harresës e kujtimit,

Varrë pas varre e varr pas varri

Si të ruhet kjo Shejtni,

Mbulojmë shpirtërat që dogji zjarri

Për kthjelltësi mbi Dardani?!

Nana Pashke shpirt i djegur

Skalit gurin e kujtimit,

Grimca-grimca qiellit hedhur

Tej baladave të murimit.

Kush e prekë atë gur kujtimi

Pikëllim nane gur i zisë,

Si rrufe e vraftë mallkimi

Ku janë gurët e lirisë!!!

Guri plumb i Nanës Pashke

Seç m’u var në qafë si gjëmë,

Si kërsimat e një vravashke

Më shtrëngon më thyen dhëmbë.

Lini një Përgjigje

Polumbarët nxjerrin nga liqeni i Banjës trupat e 4 të mbyturve

Akti barbar i heqjes së Gurit të Përkujtimit