in

Gucati dhe Haradinaj sot përballë vendimit të Apelit

Paneli i Gjykatës së Apelit në Hagë do të bëjë sot shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, ku trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, ata paraqitën ankesë në Apel.

Në shkallën e parë ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Gucati dhe Haradinaj, më 18 maj 2022,  u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim. Ata u arrestuan më 5 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë janë në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Gucati dhe Haradinaj kishin zbuluar informacion të mbrojtur, duke synuar që të zbulonin qindra dëshmitarë apo dëshmitarë të mundshëm të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.

Lini një Përgjigje

Premierë në Teatrin Dodona të Prishtinës: MAGJIA E LOJËS SË KUKULLAVE

33 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve