in

Grenell: Kurti është antiamerikan, kundërshtoi Clintonin, Bushin, Obamën e Trumpin

Ish-emisari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurtit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist antiamerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti antiamerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.

“Ai gjithmonë është antiamerikan”, ka theksuar Grenell.

Ish-emisari ndërkohë ka ftuar administratën e Joe Bidenit që ta ndalojë Kurtin.

Marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Izrael është arritur si rezultat i ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Lini një Përgjigje

Prokuroria kërkon paraburgim për drejtorin e KPK-së

SHBA – ja gjithashtu dëshiron të sanksionojë Rusinë