in

Gratë në Qeverinë Shqiptare: Një patriark luan rolin e një feministi

Shqipëria ka tani kabinetin më të madh të femrave në botë: 12 nga 17 ministra janë femra: Por realiteti i jetës për shumë gra në vend, është i zymtë.

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

BERLIN taz | Shqipëria më në fund i takon një klasi botëror – dhe e të gjitha gjërave për sa i përket barazisë. Edi Rama, i cili u rizgjodh kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të prillit, prezantoi kabinetin e tij. 12 nga 17 ministra dhe sekretarë shteti janë gra.

Sipas një liste të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është vendi me më shumë gra në qeverisje në mbarë botën. Dhe kështu Rama këtë e shpalli me shumë kënaqësi, në votimin e së premtes: “Kjo qeveri e re do të hyjë në histori.” Por ky lajm shkaktoi reagime të ndryshme në Shqipëri dhe ndezi një debat për mizogjininë dhe seksizmin në vend.

“ Kjo për Edi Ramën nuk ka të bëjë me gratë në vend, por vetëm me vetë Edi Ramën”, thotë për taz, aktivistja dhe feministja Gresa Hasa. Me emërimin e grave ministre të shumta, Rama donte vetëm të ruante imazhin e tij si, lider progresiv.

Në sytë e tyre, Rama është thjesht një patriark tipik. Këtë ai e ka treguar gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011, kur ai i ofendoi gazetaret të cilat i quajti “Schlampen – zuska” dhe “ Nutten – lavire”, por edhe gjatë mandateve të tij të mëparshme, kur ai vetë nuk kursehej nga batutat seksiste në parlament.

Përveç kësaj, Rama nuk ka bërë asgjë në dy mandatet e tij, për të përmirësuar situatën e grave në vend, tha Hasa. Vetëm në vitin aktual 2021, në Shqipëri janë vrarë 17 gra – dhe ajo me një popullsi prej vetëm 2.8 milionë banorësh. Ngacmimet seksuale dhe dhuna nga burrat janë të zakonshme.

Kritika, tallje dhe ngacmime seksiste

Shumë grave gjithashtu u mungon perspektiva për të ardhmen dhe ato shpesh përfundojnë në Callcentern – qendra telefonike ose fabrika këpucësh, ku detyrohen të punojnë për paga të urisë, ose përfundojnë në martesa të dhunshme, nga të cilat nuk mund të shpëtojnë, për shkak të varësisë financiare dhe ligjeve të pafavorshme të divorcit. Rreziku i rrëshqitjes në varfëri është shumë herë më i lartë për gratë, sesa për burrat.

Programet arsimore konservatore të qeverisë Rama dhe kostoja e lartë e arsimit të lartë, kanë ulur edhe më tej mundësitë e grave. Është aq më absurde që qeveria shqiptare, mund të paraqitet tashmë si progresiste dhe promovuese e grave.

Pas miratimit të parlamentit të ri, në rrjetet sociale, por edhe nga politikanë dhe gazetarë, pati një breshëri kritikash, talljeje dhe sloganesh seksiste. Shumë komente vënë në pikëpyetje kompetencën profesionale të ministrave të emëruar – ndoshta të justifikuara. Sepse shumë fytyra ishin më parë të panjohura për publikun dhe Rama nuk i bëri transparente kualifikimet e tyre profesionale. Komentet e tjera të synuara poshtë rripit.

“Këta ministra janë kukullat e Ramës”, thotë Hasa. Rama po qeverisë gjithnjë e më autoritar dhe lë pak hapësirë në qeverinë e tij, për iniciativat e punonjësve të tij. Por ajo shton: “Ministrat mund të kritikohen se nuk kanë asgjë për të ofruar, por jo sepse janë femra”.

Hasa kërkon nga Rama që inskenimi si qeveri progresive të pasohet me vepra, mbi të gjitha paga të barabarta për gratë dhe burrat, nga të cilat mund të jetojnë edhe ato, “që gratë të kenë mundësinë të shpëtojnë nga dhuna në shtëpi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Putini akuzon Gjermaninë se, Polonisë po ia shet gazin rus!

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë