in

Gramoz Ruçi uron Vjosa Osmanin për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një mesazh urimi homologes së tij të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së presidentes, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Mesazhi i plotë i Ruçit:

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ju dërgoj urimet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht. Shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzimi i përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të Kosovës për liri, sovranitet e drejtësi. Kosova e pavarur është rezultat i Kosovës së lirë. Liria e Kosovës është rezultat i luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj e strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.Ne kemi besim se rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të prodhojnë institucione të forta e të qëndrueshme, të afta për të përballuar sfidat e mëdha e të vështira të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, sot e në të ardhmen. Në këtë mision fisnik, ju garantoj se Kuvendi dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të kenë, si edhe më parë, mbështetjen e Kuvendit dhe institucioneve të Shqipërisë. Shqipëria ka përshëndetur marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga ShBA, mbështet dialogun midis të dy vendeve, ndërmjetësuar nga BE, si edhe qëndrimin e presidentit Biden se thelbësore për ecjen përpara të të dy vendeve është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, drejt njohjes së ndërsjelltë, e cila do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të të dyja shteteve dhe do të avancojë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Lini një Përgjigje

Haradinaj: Kosovë, urime 13-vjetori i Pavarësisë

Hoxhaj: Familja Jashari është sinonim i çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës