Raportohet se sot rreth orës 9:00, ka ndodhur një grabitje e armatosur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Mësohet se grabitja ka ndodhur në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave, raporton Indeksonline.
Mësohet se me të marrë informacionin, forcat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Dyshohet që një person i dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga aty një shumë të parave.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës-PK-së.