in

Gjyshi Sali Berisha po përgaditë Revolucion!

Nga Sherif Ramabaja

Miq, miq shikoni këtu. Unë kisha premtuar… unë kisha premtuar që përfundimisht sdo të kthehesha në politikë.

Po shikone Lulin, të cilin unë e kisha rritur… e kisha këshilluar dhe e kisha përgaditur për timonin e PD, kurse ai…, ai u bë pjesë e komplotit kundër meje, me cili, me Kristaqin e Surrelit.

 Merrene me mend, i humbi edhe zgjedhjet e fundit dhe në fund pa kurrfar turpi deklaroi se më përjashton nga grupi parlamentar i PD,… të cilën unë e kam themeluar.

Kjo nuk durohet… kjo është sikur djali t´i thot babait… ulu, duro ose shporru se  sdi t´i gjë.

Miq unë pëlcita nga marazi, merreni ju me mend…, një ambasadore të ma vëj lakun qafës…, duke më quajtur të korruptuar…., e duke shkuar aq larg sa që të më shpallin përson Non Grata në SHBA. Miq unë për SHBA kam bërë çmos që ne shqiptarët SHBA-të, ta kemi familjen tonë të dytë.

Kush e nxiti dhe kush e manipuloi ambasadoren Kim për një vendim të tillë : miq dhe vëllezër, janë vetëm dy persona, Kristaqi i Surrelit dhe Soros. Po ata gabim i kanë bërë llogaritë.

 Kjo tek unë nuk shkon. Do e shihni dhe do jeni dëshmitarë, sharra do u has tek unë në gozhdë. Ata ende sjan të vetëdijshëm se me kënd kan të bëjnë. Unë do t´i nxjerr që të dytë lakuriq.

 Urragani Sali Berisha nuk shtrihet për tokë. Lisin mund ta presësh, po rrënjët do i mbeten aty. Mua këta dy persona, po besa edhe Luli, më detyruan që sërish t´i përvishem politikës.

 Ky ishte profesioni im edhe pse e kisha dorëzuar, po unë nuk mund të lejoj që popullin shqiptar ta nëpërkëmbë… kush, Kristaqi i Surrelit që Shqipërinë e ka sjell në këtë gjendje të katandisur.

Më thoni ju mua, cili e shpopulloi Shqipërinë, Kristaqi. Cili ia futi Kosovës thikën pas shpine, Kristaqi. Cili e vodhi Shqipërinë dhe e ngriti korrupsionin në qiell, Kristaqi.

 Cili sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese e mbajti peng për për tetë vite, Kristaqi.

Cili e pengoi Shqipërinë drejt hapjes së negociatave me EU, Kristaqi. Cili e rrëzoi monumentin kulturor, Teatrin Kombëtar, Kristaqi.

Cili i zbaton urdhërat e oligarkëve dhe vjedh me ta për eksplodimin e çmimeve enrgjetike, Kristaqi.

Të dashur miq, më thoni mua, cili e shiti Detin e Shqipërisë…, ma thoni, Kristaqi.

Cili mikun tim Ilir Metën don ta zhvesh nga posti i presidentit, që asnjëherë ska ndodhur në historinë e Shqipërisë, Kristaqi i Surrelit.

Cili po insiston që Serbinë, armiken shekullore të popullit shqiptar, ta sjell në Shqipëri, Kristaqi.

Miq, unë nuk mund të duroi më tutje. Çka është mjaft është mjaft. Unë e mora një vendim të rëndë, në këtë moshë do t´i kthehem sërish politikës.

Ju më njihni mua, ju më njihni mua…. unë e ndaj të mirën dhe të ligën me ju. Unë jam 100% transparent me ju dhe që këtu po ju them se ballafaqohem me  një hall.

 Kthimi im bie ndesh me administratën e tashme amerikane.

Të pres mos ndoshta pas katër vitesh kthehet në pushtet ish presidenti Trump, është gjatë. Ju do të brengoseshit sepse mosha ime mund të më mashtroi.

Momentalish unë ndihem si molla 100% i shëndosh, por edhe nëse arrin të kthehet Trump në pushtet as atij nuk i besohet, sepse edhe ai sikurse Kristaqi është i paparashikueshëm.

Të fantazoi se ish presidenti Bush ka pretendime sërish të kthehet në pushtet, kjo nuk ndodh. Prandaj preokupimi im është si t´ia bëj hallit.

Unë nuk jam si Kristaqi që në mëngjes bëhet me Vuçiqin e Erdoganin, në drekë me Putinin e në darkë me Kinën, kurse në mëngjesin tjetër me Amerikën.

Mua më thonë Sali Berisha nga Tropoja, atë që e pështyj nuk e lëpij. Prandaj miq, ju kërkoj edhe pak kohë derisa ta zgjidhi hallin për të cilin ju fola. Ju premtoi… ju premtoi, pa asnjë hezitim… pa asnjë hezitim, dita e Revolucionit po afron. Do ta bëjmë së bashku Shqipërinë.

 Rrroftë Shqipëria, rroftë Kosova, rroftë populli shqiptar.

 Poshtë Kristaqi me grupin e tij mafioz.

Shkrim i botuar në Mars – Rover

Lini një Përgjigje

Forin Ofisi kërkon lirimin e Gani Kryeziut

Anglezet kërkojnë lirimin e Gani Kryeziut nga burgu i Beogradit