Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, doli për t’i qetësuar protestuesit e Krushës së Madhe dhe të Vogël, por ai nxiti reagim më të madh tek ta. Ata po protestonin për zvogëlimin e dënimit të Darko Tasiqit, i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve të dy Krushave. Rreth gjysmë ore pasi kishte nisur protesta, Shala vendosi të dalë të përballet me familjarët e të vrarëve në Krushës të Madhe dhe të Vogël gjatë luftës në Kosovë, të cilët po protestonin kundër uljes së dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq nga Gjykata e Apelit. Shala fillimisht ftoi brenda 5 deri në 10 nga protestuesit që të bisedojë dhe t’u sqarojë rreth vendimit të kësaj gjykate. Mirëpo, me kërkesën e Shalës nuk u pajtuan protestuesit, të cilët kërkuan që ai të dalë jashtë të bisedojë me të gjithë.
Sipas Shalës, me asnjë provë nuk është vërtetuar se ai është vrasës. Po ashtu ai tha se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në rastin e Darko Tasiq do të bëhet publik brenda një ore.