in

Gjykata Kushtetuese hoqi nga lista kërkesën e Vetëvendosjes

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të heqë nga lista kërkesën e deputetëve të Vetëvendosjes, dhe me shumicë votash kjo çështje ka mbetur pa objekt shqyrtimi.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të ish-presidentit Hashim Thaçi të datës 14 mars 2020 për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës.

“Gjykata konstaton se përmes Vendimit të Presidentit [Nr.157/2020], objekti i kërkesës së parashtruesve të kërkesës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Pozita e tanishme, përkatësisht caktimi i datës së zgjedhjeve është rrethanë e tillë e cila konsiston në atë që kërkesa në fjalë, tashmë nuk ka arsyetim dhe se qëllimi që është kërkuar të arrihet, tashmë është arritur plotësisht. Në dritën e kësaj, Gjykata konsideron se nuk ka më merita për të shqyrtuar më tutje këtë çështje dhe një arsyetim të tillë, Gjykata tashmë e ka shprehur qartë edhe në praktikën e saj gjyqësore”, thuhet në vendimin e GJK’së.

Lini një Përgjigje

Shqipëria mundi Bjellorusinë 3-2

Policia gjermane u përlesh me protestuesit: nëntë policë u plagosën