(Lajm i plotësuar) Më herët u raportua për një vrasje të trefishtë në Gjermani, mirëpo nuk dihej saktë identiteti i vrasësit dhe viktimave. Mirëpo më vonë Policia gjermane ka ngritur një skuadër për hetimin e atyre vrasjeve, ku shqiptari nga Kosova vrau gruan dhe vajzën e më pas u vetëvar me litar në verandë.
Sipas medieve gjermane, bashkëshortja e cila punonte në një kompani donte të ndahej nga burri i saj. Prej disa kohësh dy bashkëshortët flinin të ndarë, ndërsa kohët e fundit burri ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum.
Një fqinj i tyre tha për BILD se e kishtë parë vajzën që u vra nga i ati kohët e fundit. “Unë e kisha parë vajzën. Si mundet një burrë të bëjë diçka kaq të tmerrshme në familjen e tij”,thotë ai. Fqinjët thanë se e kishin parë gruan e autorit të vrasjes mjaft të dëshpëruar kohët e fundit./abcnews.al/


