in

Gjendet trupi i 33-vjecarit Arian Sala ne magazinat e qendres-tregtare në Tiranë

Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur mëngjesin e të shtunës gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket Arjan Sala, 32 vjeçarit, punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private tek qendra tregtare Casa Italia.

Magazinat e kësaj qendre tregtare u përfshinë nga flakët pasditen e të mërkurës dhe që prej asaj dite, nuk dihej asgjë për fatin e të riut.

Mësohet se ka qenë xhaxhai i të ndjerit ai i cili ka bërë identifikimin e kufomës, që tashmë është dërguar në morgun e kryeqytetit.

I riu kishte shpëtuar të mërkurën disa persona që kishin mbetur të bllokuar në momentin që ra zjarri, por vetë mbeti brenda dhe dyshohet të ketë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Udhëheqësit komunistë të Kosovës me udhëheqjen e PKJ dhe të PKSH, kundër Levizjes Kryeziu

Erdogan: Kina nuk na i ka dërguar vaksinat sipas kontratës