Një grua është gjetur e vdekur në një banesë në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:31 në rrugën “Jakov Xoxa”.
Policia ka bërë të ditur se një dëshmitare ka raportuar se në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin, Policia thekson se është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


