“67 të shëruar dhe 418 raste me COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren)”, thuhet në njoftim.
Prej rasteve të para të të infektuarve më 13 mars e deri më sot numri i përgjithshëm me COVID-19 është 19.328 raste, prej 92.706 personave të dyshimtë në këtë virus, nga ky numër deri tash janë regjistruar 678 raste të vdekjes.