in

Gjakova – Nëntor 1944

Arben Rogova

9 Nëntorin, e kemi mësuar ditë e çlirimit nga fashizmi. Kjo ditë ishte dita e parë e çlirimit nga fashizmi, por ishte edhe dita e parë e robërisë së re. Liria ishte për komunistët dhe bashkë mendimtarët e tyre, por jo liri demokratike qytetare.

“Natën para se të çlirohej Gjakova, hyn brenda partizanët e brigadës sonë (Brigada e 5-të). Për të gjitha sendet që morën, lanë dëftesa. Kur Gjakova qe çliruar dhe në qytet gjendej vetëm Brigada e 4-rt e Kosmetit, natën, u hapën dyqanet dhe u plaçkitën, pa lënë më të voglën shenjë. Gëzimi i madh që ndjente populli për çlirimin e qytetit u kthye në urrejtje dhe më e keqja se u ringjallën ndjenjat e së kaluarës”….

(Pjesë nga letra e datës 27 nëntor 1944, nga Prizreni, e komandantit të Korparmatës së 3-të Shefqet Peçi për Dali Ndreun e Hysni Kapon të Korparmatës së 1-rë)… 

Kastriot Dervishi – Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Tiranë.

Gjatë periudhës së tokave të lirueme, edhe në Gjakovë dyqanet ishin të mbushura me mallra të ndryshme, ndërsa tashmë ato po grabiteshin. 

Gjithashtu sapo kishin hyrë partizanët e Kosmet-it, menjiherë ishin vendosur nëpër objektet ma të mira të kohës, pavarësisht se i kujt ishte ai objekt, dyqan apo shtëpi.Të gjitha parashikimet/këshillat e nacionalistëve gjakovarë për komunistët kosovar ishin: serbët janë të njejtë dhe në fund do të ju mashtroin edhe këta me yllin në kapela. 

Në periudhen rreth 15 mujorshe, sipas historianëve H. Bajrami e Sh. Berisha, oznashët në Gjakovë masakruan rreth 800 shqiptarë. Ishte çlirim apo ripushtim, për shqiptarët kjo u pa qartë për mbi 50 vite. 

Pjesa dërmuese e komunistëve shqiptarë nga Kosova që ishin në Shqipëri, kishin marrë fillet e ideollogjisë dhe ishin anëtarsuar në grupet komuniste në Shqipëri. 

Kur u kthyen në Kosovë, të gjithë kaluan në PKJ??? dhe i mbeten besnik asaj deri në vdekje. Veprimi i tyre që të bëhen pjesë e PKJ-së, ishte i pakuptueshëm në atë kohë, sepse të gjithë që në kyqje të aktiviteteve komuniste, ishin për bashkimin kombëtarë.

Analiza e CIA-s, me 1953: Shqiptarët u mposhten nga pan-sllavistët që u mbështollën nën lëkuren e komunistëve.

Si u zbulua komploti i Iranit për vrasjen e Trump

Gërvalla: Mbështetja mes demokracive, thelbësore për triumf mbi autokracitë